Politike

Ekonomia/ Rama ironi me PD: Programi i Lulit, tramvaj me shalqinj, Iliri, makinist… Basha s’e kursen: Gërvërret s’ta mbu

1 Tetor 2020, 09:55 Nga DOSJA
Ekonomia/ Rama ironi me PD: Programi i Lulit, tramvaj me shalqinj, Iliri,

TIRANË- Plani me 5 pika i Partisë Demokratike për të rimbëkëmbur ekonominë e vendit ka trazuar ujrat politikë, kur vetëm 6 muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur thirrjes së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili sot shkoi në Durrës ku takoi nga afër biznese dhe pa gjendjen e tyre. Në një postim në Twitter, Rama shkruan se programi i Bashës është një ‘tramvaj me shalqi’. Ndërkohë që nuk i kurseu komentet për faktorët e tjerë politikë; Monika Kryemadhi, Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta. 

POSTIMI I PLOTË I RAMËS: 

Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP?

— Edi Rama (@ediramaal) October 1, 2020

Nuk ka vonuar shumë dhe një kundërpërgjigje ka ardhur nga kryedemokrati Basha. Ky i fundit me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se “skemat” e Ramës nuk e mbulojnë dot dëshimin në qeverisjen e vendit, duke e akuzuar edh për vjedhje parash, të cilat sipas numrit një të PD-së duhet të shkojnë tek qytetarët. 

Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë,“-shkruan Basha. 

Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë.

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 1, 2020

I përmendur nga vetë Rama, nuk mbeti pa një koment edhe presidenti Ilir Meta, i cili ia vuri të gjithë fajin opozitës së bashkuar, që sipas tij ia la rrugën e lirë Ramës që të merrte të gjitha pushtetet. (Lexo këtu)

Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit. Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill. Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve,”-tha Meta. 

Por si nisi përplasja për ekonominë? 

Të martën, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi një plan me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë. 1 mijë euro bonus për biznesin e vogël, subvencionim për qiranë, para dhe ndihmë për pensionistët, ishin disa nga propozimet e PD. Disa orë më vonë, i pyetur nga gazetarët, kryeministri Edi Rama nuk pranoi të përgjigjet për propozimet, por ironizoi duke e quajtur kryedemokratin “shalqi me provë“, ndërsa Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën, “shalqinj të provuar disa herë“. Kjo solli një përplasje në distancë mes tyre, ku edhe dje në Vorë edhe sot në Durrës, Basha kërkon nga qeveria plotësimin e 5 pikave për qytetarët dhe heqjen dorë nga “palaçollëqet”, referuar replikave të kryeministrit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha plani i pd per rimekembjen edi rama lulzim basha plani i pd per rimekembjen

Sondazh

Poll