Politike

‘O Klodi ku je se vetëm ty të besoj…!”/ Ish-gjyqtarja Margjeka ‘shpërthen’ pas seancës: Le ta vrasin familjen time

1 Tetor 2020, 09:36 Nga DOSJA
‘O Klodi ku je se vetëm ty të besoj…!”/

TIRANË– Ish-gjyqtarja Mimoza Margjeka ka shpërthyer në akuza pas seancës së zhvilluar në Gjykatën e Apelit, duke mos i kursyer përplasjet me Policinë e Shtetit. E prangosur dhe me disa efektivë që e shoqëronin, ajo i dorëzoi dosjen e saj penale, gazetares Klodiana Lala për ta publikuar në media, edhe pse e vetëdijeshme se kishte nxjerrë një sekret hetimor. Sipas saj, gjyqi ishte bërë i fshehtë dhe pa prezencën e gazetarëve pasi i gjithë procesi është hakmarrje nga politika dhe shteti sepse ajo nuk i dha mandatin ish-kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sakos. Duke u shtyrë me policët, të cilët donin ta dërgonin në shtëpi, Margjeka përmendi edhe një rastin kur në Drejtorinë e Policisë ishte futur 8 ton drogë, dhe sërish nuk kishte të prangosur. 

Me ju nuk flas sepse kemi thënë gjëra të pavërteta. Ky shtet nuk bëhet më. Mos më shty. Harrojeni se do t’i dilni përballë shtetit. Guxoni që t’i dilni përballë shtetit. Ata që e bëjnë përfundojnë në burg. Mos më kap more. S’ka asnjë provë. Mos më prek moj. Më lër të flas. Kërkova mediat në gjyq, por nuk i lejuan. Kam dosjen këtu. Nuk lejohet të publikohet, merre Klodi se ty të besoj publikohet. Është vepër penale por t’u të besoj. Më lër more të flas. Në kohë të Enverit i kanë vrarë mor. Më lër të flas se do të përplas. Nuk i dhashë mandatit bashkisë së Durrësit, është vend me mafie. S’e meritonin mandatin. Le ta varrosin familjen time. Kapet tjetri me 8 tonë drogë në Drejtorinë e Policisë dhe si ndodh asgjë, kapet tjetri me 8 mln euro dhe si ndodh asgjë. I la shteti me detyrim paraqitjeje,“-tha në fjalën e saj jashtë seancës gjyqtarja.

Paraditen e sotme ish-gjyqtarja e Durrësit dhe Apelit Korçë, Mimoza Margjeka ka dalë e revoltuar nga GJKKO pasi u la nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Margjeka u shpreh se gjyqi i saj është politik dhe sulmoi sistemin gjyqësor, Partinë Socialiste dhe Policinë e Shtetit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjyqi per mimoza margjeken mimoza margjeka gjyqi per mimoza margjeken mimoza margjeka

Sondazh

Poll