Politike

Gjykata lë në fuqi vendimin për Mimoza Margjekën, ish-gjyqtarja lihet në ‘arrest shtëpi’ për akuzën e korrupsionit

1 Tetor 2020, 09:34 Nga DOSJA
Gjykata lë në fuqi vendimin për Mimoza Margjekën,

TIRANE– Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për ‘arrest shtëpie’ për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka.

Në hyrje të gjykatës Margjeka kërkoi ditën e sotme që brenda ambienteve të kishte dhe prani të gazetarëve mirëpo kërkesa e saj nuk u plotësua. Margjekaka shpërthyer me tone të ashpra jashtë ambienteve të gjykatës, madje ia ka dorëzuar dosjen e saj gazetares Klodiana Lala.

Mimoza Margjeka ishte gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Ajo u akuzua për korrupsion pasi nxori nga qelia, Orion Balin të akuzuar për trafik emigrantësh. Margjeka, bashkëshorti i saj Arben Cara, avokati Skënder Demiraj dhe një tjetër janë akuzuar për korrupsion pasi do të merrnin 6 mijë deri në 10 mijë euro për lirimin e një të dënuari.

Mimoza Margjeka, e komanduar si gjyqtare në Apelin e Durrësit, u arrestua disa ditë më parë bashkë me të shoqin, Arben Cara, pasi akuzohet se mori 6 mijë euro për të nxjerrë nga burgu një të arrestuar, Orion Balin. Bali kishte kontaktuar me avokatin e tij, Skënder Demiraj, burrin e Margjekës, Arben Cara, dhe më pas ai doli nga burgu dhe u qëndroi në arrest shtëpie. Arrestimi u krye nga SPAK, dhe përgjimet zbuluan dhe emra të tjerë të përfshirë në këtë skemë korruptive. Margjeka u la në arrest shtëpie, pasi kishte një fëmijë të vogël për të rritur dhe meqënëse edhe i shoqi ishte në burg.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjykatesja mimoza margjeka mimoza margjeka gjykatesja mimoza margjeka mimoza margjeka

Sondazh

Poll