Politike

KP dështon sërish! Gjiknuri i bën propozimin PD-LSI: Na sillni një version europian, ndryshe votojmë vetë ndryshimet. PD-L

1 Tetor 2020, 09:11 Nga DOSJA
KP dështon sërish! Gjiknuri i bën propozimin PD-LSI: Na sillni

TIRANË– Përfundon sërish pa konsensus mbledhja e Këshillit Politik edhe pas 2 orësh e gjysmë diskutime. Ndonëse 1 tetori ishte parashikuar të ishte afati i fundit i miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sërish palët nuk e kanë gjetur një rrugë të mesme. Pas mbledhjes, bashkëkryetari i KP, Damian Gjiknuri bëri me dije propozimin që maxhoranca i bëri opozitës.

Gjiknuri tha se i kërkoi përfaqësesve të PD-LSI që të sjellin një variant të tyrin për koalicionet, por me kusht që të bazohen në një ligj europian. Nëse pas propozimit sërish nuk ka marrëveshje mes palëve, t’i drejtohen OSBE-ODHIR. Në të kundërt deklaroi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor i kalojnë në parlament me votat e opozitës së re. Ndërkohë që përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi këmbëngulin që t’i drejtohen që tani për rekomandime OSBE-së, por nuk kanë gjetur konsensus me Gjiknurin.

Vasili tha se brenda mbledhjes përfaqëuesi i PS-së kishte pranuar vetë se do të gjenin një zgjidhje që u leverdiste socialistëve. Version tërësisht ndryshe për ndodhitë në mbledhje dha Myslim Murrizi, i cili tha se eksperti i OSBE në KP, kishtë konfirmuar “ngërçin” e kotë nga palët politike. Sipas tij, letra që do t’i dërgohet OSBE-ODHIR, nuk ka normë për votat, ndryshe nga sa pretendojnë palët.  Nga ana tjetër, Rudina Hajdari gjithashtu ka akuzuar maxhorancës se po përdorte taktika hileqare për të përfituar sa më shumë, ndërsa propozoi që të opozita e bashkuar të mos marrë më pjesë në asnjë komision. 

Para mbledhjes së sotme Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, propozuan që listat të jenë 100% të hapura. Në një letër dërguar përfaqësuesit të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili bëjnë thirrje që PS të pranojë ndërhyrjen e OSBE/ODIHR për mosdakordësitë mes palëve.

Ata thonë se është PS që ka bllokuar punën e Këshillit. Ndërkohë që në draftin e dorëzuar të dielën, PD e LSI kërkon mosprekjen e koalicioneve, por kjo derë u mbyll nga Gjiknuri, i cili gjatë mbledhjes së sotme u shpreh qartë se palët gjejnë kompromis për listat e hapura dhe pragun kombëtar, po jo ndryshimin e koalicioneve që sipas tij janë bazuar në modele europiane. Siç tha edhe dje Gjiknuri në Komisionin e Ligjeve, një ndryshim i tyre sërish do të rrezikonte ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut 2020.

Komisioni i Ligjeve u bojkotua dje nga opozita parlamentare, pasi Rudina Hajdari dhe grupi i saj nuk pranuan të vazhdojnë diskutimet me PS pa kaluar fillimisht për diskutim draftin e PD dhe LSI në Këshillin Politik. Afati i fundit për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor tashmë është 5 tetori, dhe maxhoranca shprehet e vendosur për të mos dhënë më kohë. 

(f.g.k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri listat e hapura dhe koalicionet mbledhja e kp 1 tetor 2020 oerd bylykbashi damian gjiknuri listat e hapura dhe koalicionet mbledhja e kp 1 tetor 2020 oerd bylykbashi

Sondazh

Poll