Politike

Plani me 5 pika i Partisë Demokratike/ Lulzim Basha në Durrës, jep zgjidhje për situatën në vend: Rimbursimi total i të g

1 Tetor 2020, 09:04 Nga DOSJA
Plani me 5 pika i Partisë Demokratike/ Lulzim Basha në Durrës,

DURRESRimbursimi total i të infektuarve me COVID, përgatitje për mbyllje të shkollave, çeku prej 1000 eurosh per bizneset, e shumë pika të tjera të gjitha të përfshira në planin me ‘5 Hapa’ për rimëkëmbjen nga pandemia, ishin premtimet që bëri ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në Durrës.

Basha u ndal në disa biznese në qytetin bregdetar, aty ku dëgjoi ankesat e pronarëve të bizneseve të vogla duke iu paraqitur aty më pas idetë që ka për rimbëkëmbjen e tyre.

Në vizitën që bëri në një dyqan mishi dhe në farmaci Basha premtoi çekun prej 1000 eurosh çdo biznesi, si dhe rimbursim për çdo të prekur nga COVID-19.

Pikat e para të planit për rimëkëmbje, kryedemokrati ia ka “dedikuar” sistemit shëndetësor dhe të sëmurëve me COVID-19. Duke filluar nga shpërblimi i mjekëve, tek sigurimi i pajisjeve shëndetësore, Basha vijoi t’i mëshojë shtimit të testimeve për të mbajtur nën kontroll pandeminë. Gjithashtu numri një i opozitës së bashkuar kërkoi që të prekturit nga pandemia, të cilët po kurohen në shtëpi, të rimbursohen për të gjitha mjekimet që marrin, që kapin vlerën e 100 mijë lekëve të reja. Pikat e tjera, lideri i Partisë Demokratike ia “dedikoi” ekonomisë dhe ndihmës nga shteti për të gjithë shtresat në nevojë dhe bizneset.Për të gjithë ata që kanë humbur punën prej pandemisë, Basha propozoi një çek me 16 mijë lekë të reja në muaj, rritjen e ndihmës ekonomike dhe shtimin e pensioneve me 2 mijë lekë të reja. Për të paktën 6 muaj, Basha kërkoi 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv, ndërsa bizsnesve prodhuese t’u subvencionohet qeraja në shumën e 50%.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha ne durres lulzim basha ne durres

Sondazh

Poll