Politike

Bylykbashi: PS refuzon t’i drejtohemi ODIHR, po bllokohet konsensusi

1 Tetor 2020, 09:00 Nga DOSJA
Bylykbashi: PS refuzon t’i drejtohemi ODIHR, po bllokohet konsensusi

TIRANE- Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi fajësoi Partinë Socialiste se po bllokon konsensusin mes palëve. Në një prononcim të shkurtër për mediat, para se të hynte në ambientet e Pallatit të Kongreseve, Bylykbashi, i shoqëruar nga Petrit Vasili tha: 

Ka më shumë se dy javë që opozita ka kërkuar si pikë të parë të Këshillit Politik t’i drejtohemi ODHIR për çështjen që ne na ndan në mënyrë thelbësore për koalicionet. Ajo refuzon të dërgojë kërkesën e ODIHR duke penguar Këshillin Politik. Nëse vazhdon edhe sot, do bllokojnë konsensusin për Reformën Zgjedhore.

(F.g/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbledhja e kp 1 tetor 2020 oerd bylykbashi mbledhja e kp 1 tetor 2020 oerd bylykbashi

Sondazh

Poll