Politike

Plani i rimëkëmbjes nga pandemia/ Basha: Kush është i sëmurë dhe trajtohet në shtëpi për COVID-19 do rimbursohet 100%

1 Tetor 2020, 08:45 Nga DOSJA
Plani i rimëkëmbjes nga pandemia/ Basha: Kush është i

DURRES– Lulzim Basha vazhdon turin e tij për prezantimin e planit të rimëkëmbjes nga pandemia në qytetin e Durrësit. Teksa ka vijuar bisedat me bizneset e vogla, Basha u ndal dhe në një farmaci në qytetin bregdetar.

Farmacistja tha para kreut të PD-së se njerëzit marrin me listë dhe në farmaci ashtu si merren dhe në dyqane.

‘Siç ekzistojnë lista në supermarkete, ekzistojnë lista edhe në farmaci. Çmimi i një aparati oksigjeni shkon 800 euro‘- deklaroi farmacistja në Durrës.

Basha tha më tej se çdo i sëmurë me COVID që ndodhet në shtëpi duhet të rimbursohet 100%.

Kush është i sëmurë dhe trajtohet në shtëpi për COVID-19 do rimbursohet 100%. Një nga masat që kemi propozuar është që për të sëmurët të rimbursohte 100 nga shteti.‘ – deklaroi Basha.

Biseda e plote:

Basha: Sa vite e keni këtë farmaci?
Qytetari: 5 vite.
Basha: Është e juaja apo jeni punësuar?
Qytetari: Jo është e jona, me qira.
Basha: Si po ecën?
Qytetari: Gjendja aktualisht nuk është aq e mirë, për shkakë të pandemisë. Njerëzit janë të ezauruar, nuk është se kanë mundësi të blejnë, të paguajnë. Recetat shkojnë disi, jo të gjithë i përballojnë. Listat nëqoftëse ekzistojnë nëpër supermarket ekzistojnë dhe në farmaci. Kështuqë do duhet një paketë e re fiskale ose diçka tjetër që duhet parë.
Basha: Ça ndihme keni marrë gjatë 6 mujorit të parë të pandemisë?
Qyretari: Ça ndihme?!
Basha: Asgjë! Dhe këtu ka filluar me lista?
Qytetari: Me lista po po.
Basha: Sa kohë ka me lista?
Qytetari: Po gjate gjithë kohës ka pas po pjesa e pandemis i ka shtuar akoma më shumë.
Basha: Pra pandemia i ka nxjerr në pahë….
Qytetarja: Po. Po.
Basha: nuk është se është diçka e re.
Qytetarja: Vazhdon. Vazhdon.
Basha: Ne kemi propozuar 1000 mijë euro për çdo biznes të vogel për 6 muajt e ardhshëm. Një çek 1000 euro. Nuk është mrekulli, nuk është se zgjidh gjë, por të paktën t’ju vijë në ndihmë për të paguar disa detyrime minimale.
Qytetarja: Do ishte gjë e mirë, sepse stoku po rritet, skadenca rritet dhe kjo nuk është se po rimbursohet. Nuk kemi ndonjë rimbursim, por shpresojmë. Pse jo!
Basha: Ju shisni edhe paketën e ilaçeve për trajtimin e pacientëve me COVID apo jo, antibiotikët e këto?
Qytetarja: Patjetër!
Basha: Antibiotokët këto…
Qytetarja: Po po, antibiotikët pa dyshim.
Basha: Po këto janë të parimbursueshme?
Qytetarja: Jo jo nuk rimbursohen.
Basha: Domethënë dikush që sëmuret me COVID dhe trajtohet ambulator në shtëpi vjen i ble, por nuk i rimbursohet asgjë?!
Qytetarja: Patjetër, i ble kesh, kesh.
Basha: Sa shkon mesatarisht për një të sëmurë kostoja?
Qytetarja: Shkon gatii.. shifra është e lartë, është e lartë në varësi të gjendjes aktuale që mund të jetë sepse..
Basha: Shkon 500-600 mijë lekë? Apo dhe më shumë?
Qytetarja: Shkon shkon. Ato që janë trajtime që marin në shtëpi shkon edhe më shumë. Patjetër shkon goxha shtrenjt.
Basha: Edhe për këta kemi propozuar që kush është i sëmurë dhe trajtohet në shtëpi për COVID t’i rimbursohen 100% medikamentet, i gjithë trajtimi.
Farmacistia: Do të ishte mirë. Do ishte mirë dhe marshi i fitimit për farmacistin të jetë i caktuar sepse japim profesionin tonë për konsulta dhe duhet të merrte parasysh marshi.
Basha: Lekët nuk po shkojnë aty ku duhet se duhet të vijnë tek ju duhet të vijnë te individi te njeriu. Qeveria ka marrë një vendim dhe ka heq 1.8 million dollar që ishin për ndihmë për bujqësinë për kanalizime për ujitje ja ka dhënë prap inceneratorëve. Se inceneratorët na janë bërë si fantazma që përpijnë lekët e buxhetit të shtetit, pra lekët janë, por po shkojnë në drejtim të gabuar prandaj edhe propozimi ynë ky është ndërsa qëllimi i këtyre takimeve që zhvilloj është që të tregoj si është realiteti pa zbukurime pa e nxirë. Kështu siç është.
Qytetari: Unë që jam qytatrë unë s’merrem me politikë kamë punuar 30 vjet thashë, e kam ndier veten të rëndësishëm kur ka patur punë ama edhe kështu të vish të rrish!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha turi i bashes ne durres lulzim basha turi i bashes ne durres

Sondazh

Poll