Aktualitet

Vrau gruan e tij me lugën e kepucëve, shqiptari 67-vjeçar dënohet me 6.6 vite burg, dëbohet edhe nga Zvicra. Fëmijët supr

30 Shtator 2020, 11:13 Nga DOSJA
Vrau gruan e tij me lugën e kepucëve, shqiptari 67-vjeçar

ZVICËR– 67-vjeçari nga Kosova, i cili vrau me lugën e këpucëve bashkëshorten e tij është dënuar me 6 vit e gjysmë burg. Pasi të kryejë dënimin për vrasjen, ai do të dëbohet nga Zvicra e do të kthehet në vendlindje, pasi togat e zeza kanë gjykuar të pestë fëmijët e tij janë të rritur mjaftueshëm dhe nuk kanë nevojë për kujdesjen e të atit.

Në fjalën e tij në Gjykatë, shqiptari ka kërkuar falje duke u shprehur se nuk kishte pasur për qëllim që ta vriste bashkëshorten, ndërkohë që është mbështetur edhe nga fëmijët.

“Më vjen keq, e humba kontrollin. I kërkoj falje fëmijëve të mi dhe familjes së bashkëshortes sime,”- tha Edmiri (emër i rremë për të mbrojtur identitetin e saj) sot në gjykatë.

Sipas fëijëve, gruaja ishte kapur me bashkëshortin dhe i kishte hedhur sërish objeketet që kishte kapur në larësen e enëve me pretendimin se ai i kisgte duar e pista. Aty 67-vjeçari e humbi kontrollin dhe e mori lugën e këpucëve, që gjendej afër derës së shtëpisë dhe e sulmoi.

Sipas fëmijëve, nëna e tyre shpesh herë e fyente babanë e tyre, ndaj dhe gjykata e “favorizoi” në dënimin e dhënë duke e konsideruar agresorin si të abuzuar. Pasi kreu vrasjen në një të premte të vitit 2019, ai  e kishte thirrur vetë Policinë dhe pa rezistuar ishte arrestuar nga ta.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kosovari vret gruan ne zvicër kosove kosovari vret gruan ne zvicër kosove

Sondazh

Poll