Aktualitet

Shtyhet vendimi për masën e sigurisë për Artan Shkëmbin, avokati i paqartë: Sot do njihemi me aktet, flasim nesër…

30 Shtator 2020, 09:32 Nga DOSJA
Shtyhet vendimi për masën e sigurisë për Artan

TIRANË– Avokati i Artan Shkëmbit ish-drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore, Artan Broci ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat pas seancës gjyqësore në GJKKO. Në fjalën e tij para gazetarëve, avokati Broci, u shpreh se pala mbrojtëse ende nuk i kishte marrë aktet paraprake.

Ai shtoi se aktet janë marrë sot në seancë, dhe se nesër do të japin shpjegim edhe para kamerave.

Sot kishim një seancë për masën e sigurisë. Mbrojtja kërkoi shtyrjen për nesër. Kërkesa u pranua nga Gjykata. Nuk kam parë asnjë nga aktet paraprake. Do njihemi me aktet dhe do të njihemi nesër. Nesër japim shpjegim,”-u shpreh avokati.

Shtyhet për ditën e nesërme në orën 09:00 seanca në GJKKO për Artan Shkëmbin, i cili do të njihet me masën e sigurisë, pezullim nga detyra. Mësohet se seanca u shty pasi avokati i tij, Artan Broci kërkoi të njihej më mirë me aktet në dosje. Ndërkohë, SPAK ka kërkuar të dhëna edhe për dy oficerë të tjerë në Policinë e Shtetit, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar me Shkëmbin për nxjerrjen e sekretit hetimor për dy persona. Ndërsa, Shkëmbi gjatë seancës së sotme ka deklaruar se çdo kërkim në sistemin TIMS e ka bërë për shkak të detyrës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan shkëmbi artan shkembi para gjkko pezullohet artan shkembi artan shkëmbi artan shkembi para gjkko pezullohet artan shkembi

Sondazh

Poll