Aktualitet

Gazeta franceze: Opozita bjelloruse nuk ka besim tek ndërmjetësimi i Ramës, Tihanovskaja kërkon shtetet e mëdha

30 Shtator 2020, 11:05 Nga DOSJA
Gazeta franceze: Opozita bjelloruse nuk ka besim tek ndërmjetësimi i

BJELLORUSI- Opozitarja bjellourse Svetlana Tihanovskaja, e cila garoi me Aleksandër Lukashenkon në zgjedhjet e 9 gushtit së bashku me opozitën nuk kanë besim tek ndërmjetësimi i OSBE-së (me kryetar të radhës kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama) me Lukashenkon.

Ky lajm është bërë me dije nga e përditshmja franceze Le Figaro. Gjatë takimit të ditës së djeshme, 29 shtator 2020 në Vilnius, Lituani me Presidentin francez Macron Tihanovskaja kërkoi që një grup shtetesh të mëdhenj si Franca, Britania e Germania por edhe Rusia e ShBA të merrte rolin e negociatorit në vend të OSBE-së, në vend të Edi Ramës në cilësinë e kryetarit të OSBE.

Prej 9 gushtit, ditë në të cilën u mbajtën zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, vendi u përfshi në demonstrata kundër presidentit Aleksandër Llukashenko i cili pretendon se fitoi zgjedhjet me 80 % të votave, por opozita dhe qytarët besojnë se rezultati i votave është manipuluar.

Nga protesta e dhunshme kanë humbur jetën 2 persona dhe mbi 7 mijëtë tjerë u lënduan gjatë protestave. Për krizën e krijuar në kryeqytetin bjellorus reaguan të gjithë ndërkombëtarët, ndërsa BE vendosi saksione kundër zyrtarëve të lartë në Bjellorusi, por tentativat e kancelares gjermane, Angela Merkel për ndërmjetësim me Lukashenko kanë dështuar sepse ai nuk pranoi të zhvillojë një bisedë me të ndërsa para pak ditësh ai u betua për herë të gjashtë si president.

Burimi: Lefigaro.gr

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama kriza ne bjellorusi svetlana tihanovskaja edi rama kriza ne bjellorusi svetlana tihanovskaja

Sondazh

Poll