Naftëtarët e Ballshit në ditën e tretë të grevës, kreu i sindikatës: Po luajnë me nervat tona, ne kërkojmë drejtësi
30 Shtator 2020, 10:16Nga DOSJA
BALLSH– Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj u shpreh se naftëtarët kanë filluar të shfaqin shenjat e para të lodhjes për shkak të mosushqyerjes. Ndër të tjera në fjalën e tij, Duataj kërkon edhe njëherë që të zbatohet vendimi i gjykatës dhe të gjithë të likuidohen me rrogat.
Ndër të tjera ai shton se kërkesat e tyre janë mjaft të qarta por askush ende nuk ka reaguar dhe kanë zgjedhur që të luajnë me një qytet të tërë.
“Problemi është i qartë. Ata thjeshtë nuk duan të reagojnë. Të japin zgjidhje asaj që trumpetojnë me të madhe, reformën në drejësi. Ne drejtësi po kërkojmë. Rama në pandemi u është drejtuar pronarëve që të shesin pronat dhe t’u japin paratë pronarëve. Kjo është lojë. Luajnë me nervat tona. Sot është dita e tretë e grevës së urisë. Kanë filluar shenjat e para, dhimbje koke pasi një pjesë e naftëtarëve janë me probleme anësore. Dikush me diabet apo me zemër,”-tha Dautaj, i cili gjithashtu ka hyrë në grevë urie.
Naftëtarët prej disa muajsh protestonin për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa ditë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
RINAS– Paraditen e sotme një alarm për bombë është dhënë nga aeroporti i Rinasit, ku si pasojë janë evakuuar të gjithë punonjësit dhe qytetarët që prisnin flutu...
BALLSH– Një nga naftëtarët e Ballshit është detyruar që të lërë në mes grevën e urisë për shkak se gjendja e tij shëndetësore është rënduar. Megjithatë vendi i ...
TIRANË– Avokati i Artan Shkëmbit ish-drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore, Artan Broci ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat pas seancës gjyqëso...
TIRANË- Shtyhet seanca në GJKKO për Artan Shkëmbin, ish-drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit. Mësohet se avokati i ka kërkuar kohë...
DURRES– Pozitivë me koronavirus kanë rezultuar laborantja dhe mjeku i inspektoriatit të Higjenës në Durrës. Dy personat e prekur janë karatinuar në shtëpi deri ...
LUSHNJE– Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi është akuzuar për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim. I riu i ka marrë një sasi ...
TIRANE– BKH ka mbyllur aplikimet në orën 24:00 më 29 shtator për aplikantët që duan të jenë në luftë të vazhdueshme kundër krimit dhe korrupsionit, aty ku 650 p...
KLOS- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një ngjarje e rëndë në “Rrugën e Arbrit”. Mësohet se punëtori Astrit Alla, 53-vjeç, teksa ishte duke punuar me një vin...
TIRANË– Kryesia shqiptare e OSBE-së ka zhvilluar një takim special në lidhje me konfliktin Azerbajxhan-Armeni.Qeveria shqiptare si drejtuese e OSBE-së ka n...