Aktualitet

Në kërcënimin e armës i mori para 18-vjeçarit, arrestohet i riu nga Lushnja, në pranga dhe bashkëpuntori i tij

30 Shtator 2020, 08:56 Nga DOSJA
Në kërcënimin e armës i mori para 18-vjeçarit,

LUSHNJE– Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi është akuzuar për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim. I riu i ka marrë një sasi parash shtetasit L.C, 18 vjeç nën kërcënimin e një mjeti prerës.

Ndërsa një tjetër shtetas, P.Z, 51-vjecc është ndaluar nga policia e Fierit për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

 Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” A. P., 28 vjeç, banues në Lushnjë. Dy ditë më parë, në bashkëpunim me shtetasin N. H., 23 vjeç (i arrestuar në flagrancë 2 ditë më parë), nën kërcënimin e një mjeti prerës i ka marrë një sasi lekësh shtetasit L. Ç., 18 vjeç. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin P. Z., 51 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim arrestim

Sondazh

Poll