Aktualitet

Shtyhet seanca në GJKKO për Artan Shkëmbin, avokati kërkon të njihet me aktet e dosjes

30 Shtator 2020, 09:26 Nga DOSJA
Shtyhet seanca në GJKKO për Artan Shkëmbin, avokati kërkon

TIRANË- Shtyhet seanca në GJKKO për Artan Shkëmbin, ish-drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit. Mësohet se avokati i ka kërkuar kohë për t’u njohur me aktet në dosjen e tij. Seanca e radhës pritet të zhvillohet nesër në orën 09:00.

Ndërkohë mësohet se përveç Artan Shkëmbit, SPAK ka kërkuar të dhëna edhe për dy oficerë të tjerë në Policinë e Shtetit si të dyshuar të përfshirë në nxjerrjen e sekretit hetimor. Mësohet se në pyetje janë marrë dy agjentë, të cilët kanë kërkuar në TIMS të dhënat e dy personave që gjermanët kishin kërkuar informacione për pasurinë e tyre.

Por, Shkëmbi dhe dy punonjësit e policisë kanë pohuar se kërkimin në TIMS e kanë bërë për shkak të detyrës që ata kishin.  Po kështu, hetuesit përveç sistemit TIMS, ata kanë kërkuar edhe në programin “Deep see”, i cili është program që mund të kërkojnë informacione sekrete vetëm zyrtarët e lartë të policisë.

Artan Shkëmbi u pezullua nga detyera më 28 shtator, pasi një vendimi të Gjykatës së Posaçme. Ai akuzohet nga shërbimet gjermane se ka shpërdoruar detyrën duke nxjerrë një sekret hetimor. Mësohet se Shkëmbi po hetohet për nxjerrjen e sekretit hetimor mbi që dosje të klasifikuar si “Top Secret”. Po ashtu, mësohet se një hetim po kryhet edhe në Gjermani për këtë çështje. Shkëmbi vetë ka shërbyer për 6 vjet me radhë si oficer kontakti në shtetin gjerman.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pezullohet artan shkembi pezullohet artan shkembi

Sondazh

Poll