Aktualitet

Akuzohet se nxorri informacion nga dosja “Top sekret”/ Shtyhet seanca në GJKKO për Artan Shkëmbin, nën hetim të SPAK ed

30 Shtator 2020, 09:01 Nga DOSJA
Akuzohet se nxorri informacion nga dosja “Top sekret”/ Shtyhet

TIRANË- Është shtyrë për ditën e nesërme në orën 09:00 seanca në Gjykatën e Posaçme për Artan Shkëmbin, ish-drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit. Mësohet se në seancën e sotme Artan Shkëmbi u paraqit në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë, pezullim nga detyra, ku ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Artan Broci. Pas seancës, Broci deklaroi se ishte ai që kërkoi shtyrjen, pasi do të njihet më mirë me aktet në dosje.

“Mbrojtja kërkoi shtyrjen për nesër. Kërkesa u pranua nga Gjykata. Nuk kam parë asnjë nga aktet paraprake”, tha ndër të tjera ai.

Ndërkohë SPAK ka vijuar me hetimet për këtë çështje. Mësohet se SPAK ka kërkuar të dhëna edhe për dy oficerë të tjerë në Policinë e Shtetit, si të dyshuar të përfshirë në nxjerrjen e sekretit hetimor. Këta dy agjentë janë marrë në pyetje,pasi në bashkëpunim me Shkëmbin kanë kërkuar në TIMS të dhënat e dy personave, që gjermanët kishin kërkuar informacione për pasurinë e tyre.

Por, Shkëmbi dhe dy punonjësit e policisë kanë pohuar se kërkimin në TIMS e kanë bërë për shkak të detyrës që ata kishin. Po kështu, dy agjentët kanë kërkuar për të dhëna edhe në programin “Deep see”, i cili është një program që mund të kërkojnë informacione sekrete vetëm zyrtarët e lartë të policisë.

Artan Shkëmbi u pezullua nga detyera më 28 shtator, pasi një vendimi të Gjykatës së Posaçme. Ai akuzohet nga shërbimet gjermane se ka shpërdoruar detyrën duke nxjerrë një sekret hetimor. Mësohet se Shkëmbi po hetohet për nxjerrjen e sekretit hetimor mbi që dosje të klasifikuar si “Top Secret”. Po ashtu, mësohet se një hetim po kryhet edhe në Gjermani për këtë çështje. Shkëmbi vetë ka shërbyer për 6 vjet me radhë si oficer kontakti në shtetin gjerman.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan shkëmbi pezullohet artan shkembi seanca në gjkko për artan shkëmbin artan shkëmbi pezullohet artan shkembi seanca në gjkko për artan shkëmbin

Sondazh

Poll