Aktualitet

Në gjendje të rëndë shëndetësore, një prej naftëtarëve të Ballshit largohet nga greva. E zëvendëson kolegu

30 Shtator 2020, 09:39 Nga DOSJA
Në gjendje të rëndë shëndetësore, një prej

BALLSH– Një nga naftëtarët e Ballshit është detyruar që të lërë në mes grevën e urisë për shkak se gjendja e tij shëndetësore është rënduar. Megjithatë vendi i tij nuk është lënë bosh, pasi është zëvendësuar nga kolegu i tij.

Sot naftëtarët kanë hyrë në ditën e tretë të grevës, dhe shumica prej tyre kanë filluar gjithashtu të shfaqin probleme me shëndetin e tyre. Kjo pasi disa vuajnë nga diabeti dhe të tjerë nga luhatjet e tensionit.

Megjithatë greva e tyre e urisë nuk ishte rrufe në qiell të hapur. Prej disa muajsh ata protestonin për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa ditë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e urise e naftetareve naftetaret e ballshit ne greve urie greva e urise e naftetareve naftetaret e ballshit ne greve urie

Sondazh

Poll