Aktualitet

Mbyllen aplikimet për hetues në BKH/ Numri i aplikantëve shkon mbi 650, Hajnaj: Procesi i përzgjedhjes do jetë transparent

30 Shtator 2020, 08:35 Nga DOSJA
Mbyllen aplikimet për hetues në BKH/ Numri i aplikantëve shkon

TIRANE– BKH ka mbyllur aplikimet në orën 24:00 më 29 shtator për aplikantët që duan të jenë në luftë të vazhdueshme kundër krimit dhe korrupsionit, aty ku 650 persona kanë aplikuar për hetues.

Drejtuesja e BKH-së, Aida Hajnaj tha se procesi i përzgjedhjes do të jetë një proces i drejtë, objektiv, transparent, dhe i barabartë, duke identifikuar kandidatët/et më të mirë.

Hajnaj tha se procesi i përzgjedhjes do të asistohet dhe monitorohet nga afër nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve që garanton transparencë dhe objektivitet maksimal në këtë proces.

Mesazhi i Aida Hajnaj

Për Mbylljen e Aplikimeve për pozicionet “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit

Falenderoj të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për pozicionet “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit. Afati i fundit për aplikim ka qënë data 29.09.2020, i cili ka përfunduar në orën 24.00 të kësaj date.

Numri i kandidatëve të interesuar, që iu përgjigjën thirrjes për të aplikuar për këtë pozicion pune,në zbatim të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” është mbi 650, sa më shpejt që të jetë e mundur do bëjmë saktësimet dhe do të njoftojmë numrin e saktë të kandidatëve që kanë aplikuar.

Falenderoj edhe njëherë të gjithë kandidatët që kanë aplikuar dhe ju garantoj që procesi i përzgjedhjes do të jetë një proces i drejtë, objektiv, transparent, dhe i barabartë, duke identifikuar kandidatët/et më të mirë, të cilët do të punojë ngushtësisht dhe nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe do të garantojë një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

Procesi i përzgjedhjes do të asistohet dhe monitorohet nga afër nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve që garanton transparencë dhe objektivitet maksimal në këtë proces.

Gara është për 60 vende të Byrosë Kombëtare te Hetimit, strukturë e njohur si FBI-ja shqiptare. Ajo është bërthama e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të zyrtarëve të lartë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bkh mbyllen aplikimet bkh mbyllen aplikimet

Sondazh

Poll