Politike

Nga ish-ministri Tahiri te Dritan Dajti, qëndrimet e Ramës ndaj Gjykatës

10 Shkurt 2019, 14:16 Nga DOSJA
Nga ish-ministri Tahiri te Dritan Dajti, qëndrimet e Ramës ndaj

Teksa kanë kaluar dy ditë nga dhënia e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin, qeveria është hedhur në sulm kundër këtij vendimi. Në harkun e një ore dy ministra ai i Brendshëm, Sandër Lleshi dhe ministja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kanë komentuar vendimin duke e quajtur dhe kriminal.

“Kam pritur këto 48 orë sa të sigurohesha që ky krim i njerëzve me imunitet ligjor dhe kushtetues të mos kishte si përgjigje vetëm një deklaratë publike, por edhe një reagim të fortë e të vendosur si dhe një proces të qartë ligjor”, ishte kjo deklarata e Sandër Lleshajt.

Ndërsa më tej ministri tregoi se çfarë duhet të bëj Prokuroria dhe Gjykata e Lartë, duke shtuar:

Nuk mund dhe nuk do të ketë paqe në shpirtin e Policisë së Shtetit, por as edhe tek unë si Ministër i Brendshëm, derisa ky vendim, jo vetëm të zhbëhet nga Gjykata e Lartë, por edhe derisa autorët e këtij akti të pashembullt dhe fyes për gjakun e gjithë dëshmorëve të PSH të përballen me ligjin dhe drejtësinë e vërtetë. (Shiko këtu)

Në të njëjtën linjë ishte dhe ministrja e Drejtësisë , Etilda Gjonaj, e cila ende pa u tharë vula e vendimit të Gjykatës deklaroi: Vendimi i trupës së gjyqtarëve për pranimin e gjykimit të shkurtuar dhe uljen e dënimit me 25 vjet për një të pandehur që akuzohet për vrasjen e 4 policëve tregon qartë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe në kundërshtim me Kodin e procedurës penale). (Shiko këtu)

Prej 48 orëve kemi punuar intensivisht për të adresuar një skandal të papranueshëm të përmasave të tilla të patolerueshme të gjyqtarëve që kanë dhënë vendimin tërësisht në kundërshtim me ligjin për personin e akuzuar për vrasjen e 4 policëve.

Por jo më larg se një vitë më parë  kur Gjykata për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin Saimir Tahiri, Kryeministri Edi Rama deklaronte se vendimet nuk gjykoheshin, por vetëm respektoheshin.

“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur, transparent e me integritet të plotë kushtetues e profesional, duke garantuar drejtësi jashtë çdo influence politike, mediatike a diplomatike”, shkruan Rama pas vendimit të gjykatës.

Por e kundërta po ndodh sot, ku dy nga vartësit e tij, jo vetëm që nuk e kanë “dëgjuar” shefin e tyre, por kanë dalë kundër vullnetit të tij.

(a.b./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dritan dajti edi rama etilda gjonaj saimir tahiri sander lleshaj dritan dajti edi rama etilda gjonaj saimir tahiri sander lleshaj

Sondazh

Poll