Sport

2 ditë para nisjes për në Zvicër, Tirana merr përgjigjet e tamponëve: Disa futbollistë do të…

29 Shtator 2020, 12:53 Nga DOSJA
2 ditë para nisjes për në Zvicër, Tirana merr

TIRANË-Tirana “e pastër” nga Koronavirusi. Klubi bardheblu ka njoftuar se rezultatet e tamponëve ka qenë të gjitha negative, kështu që nuk do të ketë asnjë mungesë për sfidën shumë të rëndësishme me Young Boys, në play off-in e Europa League-s. Skuadra do të zhvillojë seancën e radhës stërvitore këtë të martë, ndërsa nesër do të niset drejt Zvicrës.

Njoftimi i Tiranës:

“Ditën e djeshme, datë 28.09.2020, lojtarët, stafi dhe delegacioni kanë kryer tamponët e testeve të COVID-19. Nga përgjigjet e këtyre analizave çdo person ka rezultuar negativ. Ekipi do të vazhdojë të stërvitet normalisht, pa mungesa, dhe ditën e nesërme udhëton drejt Zvicrës. Gjithashtu, sot, në orën 15:30, trajneri Emanuel Egbo dhe kapiteni Idriz Batha do t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve. Seanca stërvitore do të jetë e hapur për median vetëm 15 minuta.”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport tirana young boys zvicer tirana young boys zvicer

Sondazh

Poll