Sport

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e arbitrit të futbollit dhe partneres së tij, është një student që…

29 Shtator 2020, 09:46 Nga DOSJA
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e arbitrit të futbollit dhe

ITALI-Antonio De Marco, 21 vjeç, nga Casarano është personi i dyshuar për vrasjen e arbitrit Daniele De Santis. De Marco u arrestua vonë të hënën në mbrëmje. Dy vjet më parë personi në fjalë ishte zhvendosur në Lecce për të studiuar në shkencat e infermierisë. Pas asaj fytyre engjëllore, askush nuk do ta imagjinonte se një person i tillë mund të bënte këtë rit makabër.

Urdhëresa flet për një “rrezik recidivizmi” (Është veprimi i një personi që përsërit një sjellje të padëshirueshme pasi ata ose kanë përjetuar pasoja negative),pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga viktimat për t’u ndalur,i dyshuari vazhdoi veprimin e tij me përpikmëri.

Kryeprokurori Leonardo Leone De Castris ka folur për mediat shkurtimisht dhe ka theksuar se deri më tani nuk kanë mundur ende të zbardhin motivin e kësaj ngjarje të kobshme. Gjithsesi hetimet kanë vijuar dhe janë përdorur elementët teknikë për të shkuar deri tek arrestimi i të akuzuarit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antonio de marco futbolli itali antonio de marco futbolli itali

Sondazh

Poll