Sport

VIDEO/ Liverpool “flak” një tjetër skuadër londineze, ekipi i Kloop tregon forcën edhe ndaj Arsenalit, debuton me gol su

28 Shtator 2020, 21:18 Nga DOSJA
VIDEO/ Liverpool “flak” një tjetër skuadër londineze,

ANGLI-Nga Chelsea te Arsenal, Liverpool mposht një tjetër skuadër londineze dhe fluturon në krye me pikë të plota. “The reds” triumfuan me rezultatin 3-1 me përmbysje ndaj “topçinjve” në një ndeshje të dominuar totalisht dhe morën fitoren e tretë në po kaq ndeshje.Në minutën e 25-të ishte Arsenal që kaloi në avantazh me Lacazette. Reagimi i Liverpool ishte i menjëhershëm pasi vetëm tre minuta më vonë, Muhamed Salah bëri gjithçka mirë nga krahu dhe hyri në zonë e gjuajti drejt portës, aty ku Leno grushtoi, por topi shkoi në këmbët e Mane, që me portën e boshatisur e pati të lehtë të rikthejë baraspeshën.

Në minutën e 34-t, pas një krosimi të ardhur nga Alexander-Arnold, mbrojtësi Robertson mori bukur topin brenda zonës dhe me një qetësi për t’u admiruar, arriti të mposhtë për herë të dytë portierin Leno, duke shlyer gabimin e bërë më herët dhe duke i dhënë avantazhin Liverpoolit.Pjesa e dytë ishte gjithashtu me ritëm mjaft të lartë dhe raste të shumta për të dy skuadrat, ndërsa rezultatin e sfidës e vendosi blerja më e re e Liverpoolit, Diogo Jota, i cili debutoi me një gol të shënuar në minutën e 88′.

Kështu “the reds” konfirmohen sërish si pretendentja kryesore pēr titullin kampion, pasi ka marrë pikët e plota në 3 javët e para, ndonëse shorti nuk ka qenë bujar pasi e ka vendosur përballë skuadrave si Chelsea e Arsenal

E.Ç (Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenal liverpool premier league arsenal liverpool premier league

Sondazh

Poll