Sport

Skenare të reja në kampionatin italian/ Lojtarët e Genoa-s me COVID-19, Napoli u nënshtrohet tamponëve, qeveria italiane po

29 Shtator 2020, 10:08 Nga DOSJA
Skenare të reja në kampionatin italian/ Lojtarët e Genoa-s me

ITALI-Prekja në masë me koronavirus e lojtarëve të Genoas ka vendosur në alarm të gjithë Serinë A. Rezultimi pozitiv i 11 futbollistëve dhe 3 pjesëtarëve të sfatit të klubit kuqeblu ka vë në lëvizje edhe Napolin. Hysaj me shokë paraditen e sotme kanë kryer tamponët dhe frika për prekjen e disa lojtarëve me COVID-19 është evidente pasi të dielën në “San Paolo” të kaltrit sfiduan pikërisht Genoan për javën e 2-të të kampionatit një ndeshje të cilën e fituan me rezultatin 6-0.

Nëse disa lojtarë janë infektuar nga ata të Genoas që ishin në fushë të dielën atëherë jo vetëm sfida mes Genoas dhe Torinos por edhe ajo mes Juventusit dhe Napolit në program të dielën në mbrëmje do të vihej në dyshim të madh për t’u luajtur. Gabimi më i madh u bë ditën e shtunë, kur portieri i Genoa-s Perin doli pozitiv.

Në atë moment, me lojën 24 orë larg, kishte vetëm një gjë për të bërë: shtyrjen e Napoli-Genoa për disa ditë. Të Dielën, pavarësisht infeksionit të dytë, atë të Schone, ndeshja u luajt normalisht. Tani të gjithë janë në ankth dhe me siguri diçka do të ndodhë. Sipas Corriere della Sera, qeveria italiane në këtë moment po mendon një plan se çfarë do të bëjë dhe ekziston rreziku i shtyrjes së Serie A.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport genoa juventus koronavirusi napoli serie a genoa juventus koronavirusi napoli serie a

Sondazh

Poll