Sport

Rey Manaj i bashkohet kolonisë së shqiptarëve, futbollisti do të transferohet te skuadra e…

28 Shtator 2020, 17:18 Nga DOSJA
Rey Manaj i bashkohet kolonisë së shqiptarëve, futbollisti do

TURQI-Rey Manaj pritet të kalojë në kampionatin turk te Kasimpasa. Sulmuesi 23 vjeçar nuk do jetë më pjesë e Barcelona B, ndërsa për të interesohen PAOK dhe Kasimpasa. Duket se skuadra e Superligës turke ka fituar garën me gjigantët e Greqisë.

Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe shumë shpejt lojtari do të prezantohet te ekipi i ri. Kasimpasa është pjesë e Superligës turke. Sulmuesi i Kombëtares nuk është i vetmi që bashkohet Turqise, kujtojmë që Armando Sadiku është bashkuar me Erzurumspor, pa harruar Eduart Rrocën dhe Kristal Abazaj që po aktivizohen në Ligën e Parë me Istanmbulspor.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kasimpasa manaj turqi kasimpasa manaj turqi

Sondazh

Poll