Sport

Mesfushori shqiptar i pafat, firmosi me Nefchi Baku, por në Azerbajxhan plas lufta

29 Shtator 2020, 10:51 Nga DOSJA
Mesfushori shqiptar i pafat, firmosi me Nefchi Baku, por në Azerbajxhan

AZERBAJXHAN-Në një moment që u duk se kishte bërë hapin më të madh në karrierë, rezultoi një “luftë” e vërtetë për Bruno Telushin. Lojtari u largua nga Kukësi për t’u transferuar te Nefchi Baku,por mesfushori është i pafat, pasi situata në Azerbajxhan nuk është aspak e qetë. Mosëmarreveshjet territoriale me Armeninë është një nga konfliktet më të vjetra dhe për momentin ka rishpërthyer një nga përplasjet më të rënda.

Gjithçka bëhet fjalë për rajonin e Nagorno Karabakut,rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohet nga armenët etnikë. Kur është shkëputur në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur në luftime. Ende nuk dihet se kur do të rifillojë futbolli në Azerbajxhan,pasi aktualisht Federata ka menduar të ndalojë aktivitetin deri në një moment që gjërat të qetësohen.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport azerbajxhan bruno telushi kukesi neftchi baku azerbajxhan bruno telushi kukesi neftchi baku

Sondazh

Poll