Klubi italian “vatër” infeksioni, 10 futbollistë dhe 4 pjesëtarë të klubit rezultojnë pozitiv me koronavirus
28 Shtator 2020, 20:55Nga DOSJA
ITALI– Ishte fillimisht portieri Matia Perin dhe më pas Schonë që rezultuan pozitiv me koronavirus,ndërsa tani te Genoa janë plot 10 futbollistë të cilët janë infektuar me COVID-19. Ka qenë vetë klubi i Genoas që nëpërmjet një komunikate të shpërndarë mbrëmjen e sotme, ka njoftuar se pas Perin e Schone, edhe 8 futbollistë të tjerë kanë rezultuar pozitivë, ndërsa të infektuar janë edhe 4 pjesëtarë të stafit teknik, duke e çuar numrin total në 14 të prekur.
“Klubi i Genoas njofton se pas hetimeve të rasteve ditën e sotme, numri i personave të infektuar nga Covid-19 ka shkuar në 14, mes futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit. Shoqëria ka nisur të gjithë procedurat e parashikuara nga protokolli në fuqi dhe ka njoftuar autoritetet për situatën. Do t’ju mbajmë të përditësuar për gjithçka”, shkruhet në komunikatën e klubit ligur.
Ndërkohë vlen të theksohet se tashmë të gjithë futbollistët dhe pjesëtarët e stafit të Napolit do të duhet t’i nënshtrohen testit anti-Covid, pasi patën kontakt të drejtpërdrejtë me futbollistët kuqeblu.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ANGLI-Pësimi i tre golave ndaj West Bromwich Albion në 45 minutat e para, nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Chelseat, Frank Lampard.Ky i fundit u përplas verb...
MILANO- Milan merr lajmin më të mirë dhe Ante Rebic mund të buzëqeshë. Rënia e keqe kundër Crotone-s nuk shkaktoi dëmtime serioze në bërrylin e sulmuesit të Mil...
TURQI-Rey Manaj pritet të kalojë në kampionatin turk te Kasimpasa. Sulmuesi 23 vjeçar nuk do jetë më pjesë e Barcelona B, ndërsa për të interesohen PAOK ...
ITALI-Stefano Sensi mund të futet në telashe. Nuk ishte një gabim gjatë lojë, as një fjali e gabuar në konferencën për shtyp, që e “fut në rreth” mesfushorin e ...
ITALI-Vizitë surprizë këtë mëngjes në selinë e Milanit. Andrea Agnelli dhe Steven Zhang (së bashku me Antonellon) mbërritën në Casa Milan. Sipas asaj që ndodh, ...
LONDËR-Faqja “YouGov” ka publikuar një renditje interesante,sa i përket personazheve më të admiruar në botë për vitin 2020. Mes tyre ka shumë sportistë, p...
SPANJË-Diego Costa ishte autori i golit të parë të Atletico në La Liga që i shërben atij edhe për të shfaqur një lloj revanshi. Skuadra e Simeones shkatërr...
SHBA-Gonzalo Higuain sigurisht që ëndërronte një tjetër lloj debutimi në kampionatin amerikan, por i pari në MLS ishte një makth i vërtetë. Ekipi ku aktivizohet...
ZVICËR-Sergey Karasev është arbitri që do të gjykojë “Play-Offin” e ndeshjes Young Boys-Tirana. Karasev ka gjykuar çdo skuadër të madhe dhe të vogël...
ITALI-Cristiano Ronaldo ishte sërish protagonist me Juventusin teksa me dy golat e tij ia doli të shmangë disfatën e bardhezinjve ndaj Romës, me sfidën që u mby...