Sport

FOTO/Sulmuesi i Juventusit bën “golin” më të rëndësishëm të jetës,bëhet baba për herë të tretë

29 Shtator 2020, 09:14 Nga DOSJA
FOTO/Sulmuesi i Juventusit bën “golin” më të

TORINO-Alvaro Morata,sulmuesi i Juventusit u bë baba për herë të tretë. Në fakt, gruaja e tij Alice Campello lindi djalin të quajtur Edoardo. “Faleminderit që më bëre njeriun më të lumtur në botë”, ishte mesazhi i postuar në Instagram nga sulmuesi spanjoll me fotot e të sapoardhurit në krahët e prindërve. Çifti u martua në qershor të vitit 2017 në Venecia, tashmë ka dy fëmijë, binjakët Alessandro dhe Leonardo,  lindur në 2018.

 

 

 

Edoardo Morata Campello 29-9-20. Bienvenido al mundo hijo. Su mamá y el bebé están genial los dos. @alicecampello eres increíble, gracias por hacerme un día más el hombre más feliz del mundo. Os amo ❤️??

A post shared by Álvaro Morata (@alvaromorata) on

Morata iu bashkua Juventusit nga Atletico Madridi me formulën e huazimit për 10 milionë euro me të drejtën e blerjes e caktuar për 45 milionë, me dhe mundësinë e huazimit për një tjetër vit (në këtë rast Juvja do të paguante edhe 10 milionë të tjera për huazimin dhe 35 milionë për blerjen). Për t’u kthyer te “Zonja e Vjetër” hoqi dorë nga paga e tij maksimale, duke zbritur nga 9 milionë në 5 milionë plus bonuset.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus moratta serie a juventus moratta serie a

Sondazh

Poll