Politike

29 Shtator 2020, 10:30 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kthyer sërish vëmendjen tek shembja e Teatrit Kombëtar, dosje që tanimë është në duart e SPAK që ka vendosur të hetojë në një drejtim të vetëm të gjitha dritëhijet e çështjes. Gjatë takimit të zhvilluar bashkë me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë në lidhje me donacionet e Bashkimit Evropian dhe programin startues për menaxhimin e fondeve, Rama nuk kurseu kritikat për opozitën, ndërsa mes ironisë theksoi se ‘vajtojnë ende për atë ngrehinë të Teatrit’, referuar indirekt deklaratës së presidentit Ilir Meta.

“Vajtojnë akoma për atë ngrehinë të Teatrit Kombëtar, duke e përdorur si argument për të sulmuar talebanët që janë në qeveri. Deri dje nuk vunë dorë në asnjë monument kulture dhe nuk prekën asnjë metër katror pëlhurë për ta pastruar nga gjithë shtresa e pluhurit që kishte rënë mbi gjithë këtë thesar kudo. Nëse do marrim të shohim listën e ndërhyrjeve në këto 7 vite në monumente kulture, është e gjatë. Ky program me BE që startojmë sot është xhevahiri më i çmuar i kurorës së punës që kemi bërë sot.”, tha kryeministri.

Edhe pse jo drejtpërdrejt, thumbi i Ramës vjen disa orë pasi presidenti Ilir Meta, ka rikujtuar shembjen e Teatrit Kombëtar në ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Meta tha sot se shembja e teatrit ishte një akt taleban i bërë nga një pushtet që sjell dëme të pariparueshme.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta shembja e teatrit kombëtar edi rama ilir meta shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll