Politike

Plani i rimëkëmbjes/ Basha propozon pikën e 3-të: Të dyfishohet ndihma ekonomike, rritje edhe për pensionet

29 Shtator 2020, 09:23 Nga DOSJA
Plani i rimëkëmbjes/ Basha propozon pikën e 3-të: Të

TIRANË- Kryedemokrati ka prezantuar planin me 5 pika për rimëkëmbjen, duke u ndalur tek ndihma sociale. Basha ka kërkuar që të gjithë të prekurit nga pandemia të ndihmohen me para nga qeveria. Ata që kanë humbur vendin e punës sipas Bashës të përfitojnë 16 mijë lekë të reja përveç pagesës për papunësinë, të rriten pensionet dhe të dyfshihet ndihma ekonomike për çdo familje.

Pika e tretë e planit 3. Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore:  a)Të mbështesim ata që kanë humbur vendin e punës. Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përvec pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh.  b)Krijimi i një Fondi të Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar cdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj.  c)Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike. d)Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj.  4. Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv,“-u shpreh kryedemokrati.

Deklarata u bë në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, ku edhe u prezantua plani me 5 pika për rimëkëmbje nga kriza. Kryedemokrati Lulzim Basha nga selia blu prezantoi me detaje të gjitha masat që duhen marrë sipas tij për të nxjerrë vendin nga kriza, duke u ndalur tek bluzat e bardha, të infektuar, mësuesit e nxënësit dhe bizneset. Në fjalën e tij, Basha nuk la pa përmendur edhe shtresat në nevojë, duke kërkur mbështetje ekonomike nga qeveria Rama.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha plani i pd per rimekembjen lulzim basha plani i pd per rimekembjen

Sondazh

Poll