Politike

Plani për rimëkëmbjen, Basha me fokus tek shkollat: Duhet testim periodik, e bën edhe Kosova

29 Shtator 2020, 09:17 Nga DOSJA
Plani për rimëkëmbjen, Basha me fokus tek shkollat: Duhet testim

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, nga një konferencë për shtyp, prezantoi planin me 5 pika për të nxjerrë vendin nga kriza. Në fjalën e tij, Basha u ndal tek hapja e shkollave duke kërkuar testime periodike.

Më tej, numri një i PD-së bëri përgjegjëse qeverinë për garantimin e të gjitha mjeteve për të siguruar ruajtjen e higjenës.

Pika e dytë e planit 2. Fëmijët tanë të arsimohen të sigurtë: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurtë, duke: a)Përmirësuar kushtet sanitare në shkolla duke përfshirë furnizimin me ujë, paisjen me maska mbrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të ambienteve mësimore. b)Kryer testimin periodik për mësuesit dhe stafin ndihmës. c)Investuar në teknologji për rastet kur mund të aplikohet mësimi në distancë, përfshirë ndihmën për familjet me të ardhura të ulta për të blerë tableta për fëmijët e tyre, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë nga mësimi në distancë,”- tha ndër të tjera Basha.

Deklarata u bë në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, ku edhe u prezantua plani me 5 pika për rimëkëmbje nga kriza. Kryedemokrati Lulzim Basha nga selia blu prezantoi me detaje të gjitha masat që duhen marrë sipas tij për të nxjerrë vendin nga kriza, duke u ndalur tek bluzat e bardha, të infektuar, mësuesit e nxënësit dhe bizneset. Në fjalën e tij, Basha nuk la pa përmendur edhe shtresat në nevojë, duke kërkur mbështetje ekonomike nga qeveria Rama.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha plani i pd per rimekembjen lulzim basha plani i pd per rimekembjen

Sondazh

Poll