Politike

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Gjiknuri fton palët në KP: Të enjten në 11:00 flasim për pragun dhe renditjen në listë! Ko

29 Shtator 2020, 10:13 Nga DOSJA
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Gjiknuri fton palët në KP: Të

TIRANË– Ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të kalojnë në disa filtra. Pasi Opozita e Bashkuar dorëzoi draftin, shqyrtimi nen për nen dhe votimi në Kuvend u shtynë, për të mos u mbajtur sot në Komisionin e Ligjeve, siç dhe ishte planifikuar, apo të enjten në Kuvend.

Shtyrja u dha mundësinë palëve që të mblidhen edhe njëherë në Këshillin Politik. Të enjten, më datë 1 tetor, në prën 11:00, Damian Gjiknuri u bëri thirrje që të mblidhen sërish në KP. Në një letër të gjatë drejtuar dy përfaqësuesve të opozitës jo parlamentare, përkatësisht Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, sqaron pse nuk mund të ketë lista të hapura, dhe njëkohësisht të bëhet votim preferencial për partitë, ashtu si PD kërkon. Gjithashtu do të diskutohet edhe për pragun, derë të cilën maxhoranca e ka lënë të hapur.

Nga ana tjetër, Komisioni i Ligjeve, e ka shtyrë për nesër shqyrtimin të nen për nen të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Akualisht grupi i punës i ngritur nga Kuvendi me përfaqësues nga PS dhe opozita në Kuvend po punojnë për dalë në një draft të përbashkët. Siç njoftoi edhe vetë Kuvendi, seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, programuar për ditën e enjte, datë 1 tetor, ora 10:00, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 5 tetor, ora 10:00, ku dhe do të bëhet votimi.

“Kryetarët e grupeve parlamentare opozitare kanë depozituar një kërkesë për heqjen nga rendi i ditës së nismave ligjvënëse lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, parashikuar per seancën plenare të datës 1 tetor 2020.  Me porosi të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për t’u lënë kohë të mjaftueshme grupeve parlamentare për dialog lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, si dhe komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për shqyrtimin e tyre, seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, programuar për ditën e enjte, datë 1 tetor, ora 10:00, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 5 tetor, ora 10:00,”- thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Nga ana tjetër, ka ardhur edhe reagimi i ndërkombëtarëve. Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Ëadephul, u ka bërë thirrje pative politke shqiptare që të arrijnë në një koncensus në Këshillin Politik.

Pas takimit që pati në Berlin me ministrin në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, Wadephul tha se palët politike në Shqipëri, duhet të marrin mendimin e ODIHR dhe vetëm kur ODIHR/OSBE të thotë se reforma zgjedhore është në përputhje të plotë me kriteret e tyre, atëherë kushti mund të quhet i plotësuar.

Për europarlamentari David Lega, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kusht thelbësor për anëtarësimin në BE. Ai shtoi se Reforma Zgjedhore e 5 qershorit u miratua në konsensus, u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet zbatuar ashtu siç është dakortësuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seancë plenare 5 tetor 2020 shtyhet seanca plenare e datës 1 tetor seancë plenare 5 tetor 2020 shtyhet seanca plenare e datës 1 tetor

Sondazh

Poll