Politike

Pika 4 për rimbursimin, Basha bën propozimin: 1000 euro për çdo biznes të vogël

29 Shtator 2020, 09:22 Nga DOSJA
Pika 4 për rimbursimin, Basha bën propozimin: 1000 euro për

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha propozoi që për të tejkaluar gjendjen e krizës për rimëkëmbjen e ekonimisë, biznesi i vogël të ndihmohet me një çek prej 1000 eurosh.

“Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv,“-tha kryedemokrati.

Deklarata u bë në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, ku edhe u prezantua plani me 5 pika për rimëkëmbje nga kriza. Kryedemokrati Lulzim Basha nga selia blu prezantoi me detaje të gjitha masat që duhen marrë sipas tij për të nxjerrë vendin nga kriza, duke u ndalur tek bluzat e bardha, të infektuar, mësuesit e nxënësit dhe bizneset. Në fjalën e tij, Basha nuk la pa përmendur edhe shtresat në nevojë, duke kërkur mbështetje ekonomike nga qeveria Rama.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha plani i pd per rimekembjen lulzim basha plani i pd per rimekembjen

Sondazh

Poll