Politike

Pika e 5-të e rimëkëmbjes, Basha propozon: Të subvencionohet 50% e qirasë për ambjentet e punës, ose të hiqet taska e pr

29 Shtator 2020, 09:25 Nga DOSJA
Pika e 5-të e rimëkëmbjes, Basha propozon: Të subvencionohet

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha prezanton pikën e 5 të planit të tij për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit në kohë pandemie. Basha në fjalën e tij nuk ka harruar bizneset e mëdha, duke kërkuar për ta subvencionimin e 50% të qerasë për 6 muajt e ardhshëm.

Gjithashtu Basha kërkoi edhe përcaktimin e një tavani me vetëm 2% normë interesi duke u suvencionuar edhe kredimarrjen për investime.

Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj: a)Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambjentet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambjenteve të punës.b)Shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve  të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi. Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative,”-tha Basha.

Deklarata u bë në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, ku edhe u prezantua plani me 5 pika për rimëkëmbje nga kriza. Kryedemokrati Lulzim Basha nga selia blu prezantoi me detaje të gjitha masat që duhen marrë sipas tij për të nxjerrë vendin nga kriza, duke u ndalur tek bluzat e bardha, të infektuar, mësuesit e nxënësit dhe bizneset. Në fjalën e tij, Basha nuk la pa përmendur edhe shtresat në nevojë, duke kërkur mbështetje ekonomike nga qeveria Rama.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha plani i pd per rimekembjen lulzim basha plani i pd per rimekembjen

Sondazh

Poll