Politike

Rrëfimi i Berishës për vrasjen e Hajdarit, Artan Hoxha nuk i “ndahet”: Toto Rina foli si i penduari i mafias, bosi i bosa

29 Shtator 2020, 09:44 Nga DOSJA

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar për së dyti daljen e ish-kryeministrit Sali Berisha mbrëmë në “Opinion”, ku rrëfeu dijeninë e tij për vrasjen e Azem Hajdarit. Hoxha thotë se Berisha i ka ngjasuar me trafikantin italian Toto Rina, por që sipas tij, një “bos” nuk mund t’i tradhtojë kurrë bashkëpunëtorët e tij, ndërsa Berisha e bëri.

“Mbrëmë pashë “Bosin e Bosëve”, Toto Rina, të rrëfehej si “I penduari” mafias, Tomazo Busheta… Kisha përshtypjen, që “Bosi i Bosëve” nuk mund t’i tradhëtoj kurrë bashkëpunetoret e tij…”, shkruan Artan Hoxha.

Ky është komenti i dytë i gazetarit Artan Hoxha për rrëfimin e Berishës. Mbrëmë, ish-kryeministri tha se e kishte dhënëdeklarimin e tij për vrasjen e Azem Hajdarit, qysh sa ndodhi ngjarja, dhe shtoi se nuk kishte marrë asnjë thirrje nga gjykata për t’u rithirrur si dëshmitar. Berisha shtoi se pas vrasjes së Hajdarit qëndron shteti, Fatos Klosi (ish-kreu i SHISH), dhe emra të tjerë të kohës. Dalja vjen në kohën kur ka nisur rigjykimi i Izet Haxhisë, dhe janë thirrur si dëshmitarë një sërë emrash që sipas gjykatës mund të kenë patur njohuri për ngjarjen, përfshirë këtu edhe Sali Berishën.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artan hoxha azem hajdari rigjykimi i izet haxhise sali berisha toto rina vrasja e azem hajdarit artan hoxha azem hajdari rigjykimi i izet haxhise sali berisha toto rina vrasja e azem hajdarit

Sondazh

Poll