Politike

“Koha për veprime kundër krimit”, ambasadorja Yuri Kim lëshon mesazhin e fortë: BKH mund të bëjë ndryshimin

29 Shtator 2020, 09:51 Nga DOSJA
“Koha për veprime kundër krimit”, ambasadorja Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim thotë se është momenti që krimi i organizuar dhe korrupsioni të marrin një goditje. Një një postim në Twitter, Ambasadorja ka bërë thirrje për më shumë aplikime për t’u bërë pjesë e BKH dhe ka theksuar se të gjithë ata që duan të bëjnë diferencën duhet të ndërmarrin veprime konkrete.

POSTIMI I PLOTË I KIM: 

Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë diferencën duke qenë një hetues special i BKH. Afati për të aplikuar përfundon sonte në mesnatë. Mos u kënaq duke qëndruar ulur dhe duke u ankuar. Cohu dhe ndërmerr veprime. 

Time to take action against corruption & organized crime in Albania. This is an opportunity to make a difference by becoming a special investigator of NBI. Application deadline is midnight tonight. https://t.co/ylPGTv291z Don’t be content to sit & complain – get up & TAKE ACTION! pic.twitter.com/pH94e7cdde

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 29, 2020


Thirrja e Kim vjen sot, pasi është edhe dita e fundit e aplikimeve për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se deri më tani kanë aplikuar 310 persona, ndërsa ditën e nesërme komisioni i përbërë nga SPAK e BKH do të kalojë në filtër aplikimet. Ata që plotësojnë kushtet do të vazhdojnë garën.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bkh gara per bkh yuri kim bkh gara per bkh yuri kim

Sondazh

Poll