Politike

Përgjigjia/ “Pse i vodhët paratë që ju dha bota?”, Rama në krah të Sorecës sqaron akuzat: Fondi i Solidaritetit admin

29 Shtator 2020, 10:08 Nga DOSJA
Përgjigjia/ “Pse i vodhët paratë që ju dha

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në takimin e parë për programin e Financimit të Bashkimit Evropian, si donatori më i rëndësishëm i konferencës së Solidaritetit në Bruksel, për dëmet e tërmetit të 25 nëntorit. Në këtë takim, ku ndodhej përkrah ambasadorit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, Rama iu përgjigj edhe akuzave të opozitës. Rama tha se fondet e BE-së, menaxhohen dhe administrohen nga vetë unioni.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Disa monumentet kulturore u goditën rëndë natën e 26 nëntorit të vitit të kaluar. Këtë proces rimëkëmbjeje dhe rilindje të këtyre pikave strategjike për hartën e pasurive tona të paçmueshme, ne e bëjmë dorë për dore me BE. BE, në këtë moment kritik u kthye në një stacion ku u mblodhën miq nga mbarë bota për t’u solidarizuar me popullin shqiptar, në konferencën e Donatorëve në Bruksel, prej të cilës ne morëm një mesazh solidarizues edhe emocionues me kontribut rekord. Duhet të ndalem në një sekondë pasi ka një keqkuptim të fortë tek një pjesë e atyre që sytë i kanë e s’duan të shohin e veshët i kanë dhe s’duan të dëgjojnë, për të kuptuar se fondet e mbledhura në Bruksel, administrohen nga vet donatorëve. Për të kuptuar se BE përmes instrumenteve të vetë, në bashkëpunim me një strukturë të posaçme të Kombeve të Bashkuara, do të administrojë nga pikëpamja tekniko financiare, të gjithë programi, qoftë për trashëgiminë kulturore, qoftë për shkollat. Paratë e taksapaguesve evropiane, janë nën administrimin e BE. Kush thotë dhe përsërit si në jerb; “Ku i çuat paratë? Pse i vodhët paratë që ju dha bota?”, duhet të vënë në lëvizje dhe të dëgjoje këtë fakt. Të gjitha fondet e solidaritetit të BE, janë fonde që administrohen nga Bashkimi Europian. Nuk janë një thes që na e dhanë ne pas konferencës dhe ne e morëm dhe e tretëm, siç ju thotë fantazia atyre qe do e kishin bërë këtë gjë, ose mund ta kenë bërë me paratë e shqiptarëve në të shkuarën. I kërkoj ndjesë ambasadorit dhe miqve tanë, që janë partnerë në këtë projekt, duke kaluar më tutje me një shprehje falënderimi për të gjithë

Më 16 shkurt 2020,Shqipëria arriti të mbledhë më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona euro janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike donacionet per shqiperine edi rama konferenca e solidaritetit donacionet per shqiperine edi rama konferenca e solidaritetit

Sondazh

Poll