Politike

Basha: Shqipëria po lëngon nga pandemia e COVID-19, këto 6 muaj kanë qenë të vështirë për çdo shqiptar

29 Shtator 2020, 09:10 Nga DOSJA
Basha: Shqipëria po lëngon nga pandemia e COVID-19, këto 6 muaj

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se Shqipëria është duke kaluar një moment tejet të vështirë në përballjen me COVID-19.

Në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu, ku ka bërë publik planin me 5 pika të PD për rimëkëmbjen e ekonomisë, Basha tha:

Për më shumë se 6 muaj Shqipëria po lëngon nga pandemia COVID. Këto 6 muaj kanë qënë muaj të vështirë për gjithë qytetarët, sipërmarrjen, çdokush ka ndjerë pasojat e drejtperdrejta shendetesore, ekonomiko sociale, të pandemisë. Këto 6 muaj nuk kanë shërbyer për të vënë në jetë një plan masash për Covidin dhe efektet që ka patur. Të gabosh është njerëzore, por këto nuk janë gabime por faje, ato që nuk janë bërë këto 6 muaj. 

Deklarata u bë në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, ku edhe u prezantua plani me 5 pika për rimëkëmbje nga kriza. Kryedemokrati Lulzim Basha nga selia blu prezantoi me detaje të gjitha masat që duhen marrë sipas tij për të nxjerrë vendin nga kriza, duke u ndalur tek bluzat e bardha, të infektuar, mësuesit e nxënësit dhe bizneset. Në fjalën e tij, Basha nuk la pa përmendur edhe shtresat në nevojë, duke kërkur mbështetje ekonomike nga qeveria Rama.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha plani i pd per rimekembjen lulzim basha plani i pd per rimekembjen

Sondazh

Poll