Politike

Zbardhet lista e 39 kandidatëve të PD-së në Shkodër, demokratët do të votojnë nesër (EMRAT)

29 Shtator 2020, 08:07 Nga DOSJA
Zbardhet lista e 39 kandidatëve të PD-së në Shkodër,

SHKODËR– Zbardhen emrat e kandidatëve të Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës. Demokratët e Shkodrës do të votojnë të mërkurën për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Ky qark me 11 mandate, ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë, 39 individualitete që synojnë të përfaqësojnë PD në zgjedhje.

Ajo që bie në sy është fakti se në listë mungon emri i Jozefina Topallit, për të cilën u tha fillimisht se mund të kishte një rikthim në PD.

EMRAT: 

Dega Shkodër
1. ARBEN GJURAJ
2. ARTAN HAXHI
3. BARDH SPAHIA
4. BASHKIM RROJI
5. BENARDETA SYKU
6. BLENDI GJYLBEGAJ
7. EMILJANO PJETRI
8. FLORIAN BJANKU
9. GRETA BARDELI
1. HELGA SALLAKU
11. HELIDON BUSHATI
12.IMELDI SOKOLI
13.IZMIRA ULQINAKU
14.LEDINA MANDIJA
15.LORENC LUKA
16.MARK RUPA
17. NDOC ASHTA
18.NESTI KIRI
19.NEVILA BUSHATI
20.RAMIZ ÇOBAJ
21. ROMEO GURAKUQI
22.VOLTANA ADEMI
23.XHEMAL BUSHATI
Dega Vau i Dejës
1. GJOK ULDEDAJ
2. MARIN TUKAJ
3. PJETER LLESHI
4. ZEF HILA
Dega Malësi e Madhe
1. ALDO GEGA
2. AUREL MARKAJ
3. ERMIRA COBAJ
4. FATBARDH ZEKAJ
5. RAMADAN LIKA
Dega Pukë
1. ANTONETA ZAJA
2. GEZIM VATA
3. HIL KOLA
4. LODOVIK HASANI
5. NDOC FASLIA
6. PREL GJONI
7. RROK DODA

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.

Deri më tani ka përfunduar votimi në qarqet Kukës, Dibër, Gjirokastrës dhe Berat. Ky proces po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kandidatët e pd në shkodër kandidatët e pd në shkodër

Sondazh

Poll