Politike

Do largohet si Ministër i Brendshëm? Lleshaj: Qytetarët do të votojnë ku kanë votuar herën e fundit/ Gafa që bëri për

29 Shtator 2020, 08:17 Nga DOSJA
Do largohet si Ministër i Brendshëm? Lleshaj: Qytetarët do

TIRANE– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një konferencë për mediat është pyetur dhe në lidhje me fjalët që qarkulluan se ai do jepte dorëheqjen. Lleshaj në fund të fjalës së tij u shpreh se nuk është e vertetë pasi ai është akoma në detyrë dhe po vazhdon të punojë.

Është përgjegjësia juaj që ti verifikoni. I kam dëgjuar vonesë lajmet dhe përgjithësisht nuk e kam për zakon të komentoj lajme që nuk kanë kuptim, siç e shikoni do të vazhdoj që të jem në këtë detyrë. Nuk ka asgjë të vërtetë për largim.”- tha Lleshaj.

Gjatë konferencës ai është shprehur se qytetarët do të votojnë aty ku kanë votuar dhe herën e fundit e se me 5 Tetor do të publikohet lista e zgjedhësve. Për lajmin se janë ndërruar arbitrarisht qendrat e votimit të qytetarëve Lleshaj u shpreh se është totalisht i pavërtetë.

Gjatë fjalës së tij Lleshaj bëri një lapsus ku ngatërroi datën e zgjedhjeve, jo me 25 por me 21 prill të 2021.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike doreheqje sander lleshaj doreheqje sander lleshaj

Sondazh

Poll