Politike

(GAFA) Data e zgjedhjeve ka ndryshuar? Sandër Lleshaj jep një alternativë tjetër, ministri propozon datën 21 Prill të 2021

29 Shtator 2020, 08:56 Nga DOSJA
(GAFA) Data e zgjedhjeve ka ndryshuar? Sandër Lleshaj jep një

TIRANE– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mbajti ditën e sotme një konferencë para mediave aty ku njoftoi se qytetarët do të votojnë aty ku kanë votuar herën e fundit. Mirëpo gjatë kësaj mbledhje, teksa po lexonte vendimet e marra Lleshaj ngatërroi datën e zgjedhjeve.

Elementi kyç është kushtëzimi i të gjitha shërbimeve publike dhe jo publike. Cdo qytetar do të ketë adresën e tij. Dëshiroj të ritheksoj me forcë se proçesi i përditesimit të adresave nuk e prek aspak qendrën e votimit të qytetarëve për zgjedhjet e datës 21 prill, 2021. E përsëris dhe një herë proçesi i përditsimit të adresave nuk e prek aspak qendrën e votimit të qytetarëve për zgjedhjet e datës 21 prill, 2021’- shprehet Lleshaj duke bërë një lapsus të vogël në lidhje me datën e zgjedhjeve.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka caktuar datën 25 prill 2021 si datën e zgjedhjeve parlamentare të ardhshme. Partitë opozitare kërkuan 18 prillin, teksa Kryeministri Edi Rama kërkoi që zgjedhjet të mos mbahen më 2 maj, pasi janë dhe pashkët ortodokse.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj sander lleshaj

Sondazh

Poll