Politike

Hapja e kazinove? Gënjeshtër!/ Rama: S’do të ketë pagë minimale poshtë 30 mijë lekëshit, kanabisi mjekësor legalizohe

29 Shtator 2020, 07:46 Nga DOSJA
Hapja e kazinove? Gënjeshtër!/ Rama: S’do të ketë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për mediat ku në fokus ka qënë procesi i rindërtimit dhe impaktit në ekonomi. I shoqëruar nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe ajo e Financave, Anila Denaj, kreu i qeverisë ka prezantuar edhe njëherë punën e bërë duke u shprehur se Shqipëria është një nga vendet që është prekur më pak nga pandemia.

Gjithashtu kreu i qeverisë, u shpreh se niveli i papunësise në vend gjatë pandemisë ka qenë më i ulti, i mbajtur në shifrën 11%, ndërsa ka shtuar se do të ketë rritje të pagës minimale në 30 mijë lekë të reja.  

Pas prezantimit të shifrave nga dy ministrat dhe shefi i kabinetit, ka qënë radha e gazetarëve për të bërë pyetje. I pyetur për konferencën e kundërshtarit të tij politik, Lulzim Basha, Rama e ironizoi duke e cilësuar si një “shalqi” që është provuar disa herë në poste të ndryshme dhe ka dalë “kungull”. Më tej, Rama ka folur edhe për rindërtimin e shtëpive nga tërmeti, duke folur për herë të parë edhe për një kontratë të re, nga e cila edhe qeveria do të penalizohet nëse shkel ndonjë afat të përcaktuar. Sa i përket taksës progressive, numri një i maxhorancës ka folur për ndryshime të reja, duke përmendur edhe akuzat e opozitës se po favorizon të ashtuquajturit “oligarkë”. 

Rama tha i prerë se nuk ka asnjë të pasur në Shqipëri që i jep urdhra. Ndërkohë që u ‘ngacmua’ nga gazetarët edhe për tema të tjerë që konsiderohen të nxehta. Lajmin për rihapjen e kazinove, kryesocialisti e ka konsideruar gënjeshtër duke shtuar se do të bëhet në zona të caktuata, ndërkohë pranoi se është pranoi se lojrat e fatit online janë të vështira për t’u ndaluar.

Për pezullimin e amnistisë fiskale, Rama nuk pranoi se ishte tërhequr por u shpreh se ka ende punë për të dalë në një draft përfundimtar. Ndërsa i pyetur për legalizimin e kanabisit mjekësor, numri një i qeverisë nuk dha një afat përfundimtar por shprehu ambicien e tij politike se do të qeverisë vendin edhe për 4 vite të tjera.

(F.g.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll