Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore/ Ilir Meta rikujton shembjen e Teatrit Kombëtar: Akt taleban, askush nuk ka për ti
29 Shtator 2020, 07:41Nga DOSJA
TIRANE– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka rikujtuar shembjen e Teatrit Kombëtar në ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Meta shkruan në ‘Facebook’ se ai ishte një akt taleban i bërë nga një pushtet që sjell dëme të pariparueshme. Më tej Meta shprehet se institucionet shtetërore janë sulme të drejtpërdrejta ndaj identitetit tonë kombëtar. Ai i garanton shqiptarët se gjithçka është mbajtur shënim dhe askush nuk ka për t’i shpëtuar Drejtësisë, referuar 17 majit 2020, ditë kur godina e Teatrit Kombëtar u shemb pas përplasjeve me artistët dhe aktivistët e shoqërisë civile.
POSTIMI I METES:
Akti taleban i shembjes së Teatrit Kombëtar, shkatërrimi i shumë vlerave unikale arkeologjike në Durrës dhe dëmtimi i disa monumenteve në mbarë vendin janë dëshmitë ulëritëse më të freskëta se si arroganca, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria e një pushteti mund të sjellë dëme të pariparueshme për trashëgiminë tonë kombëtare e kulturore, pjesë e trashëgimisë europiane. Të gjitha këto krime të rënda kushtetuese, ligjore dhe morale, të konsumuara veçanërisht në Tiranë dhe Durrës ku dëmet kanë qenë të jashtëzakonshme, do të jenë të paamnistueshme! Sepse këto akte barbarie, për më tepër të kryera nga institucionet shtetërore, janë sulme të drejtpërdrejta ndaj identitetit tonë kombëtar. Ndaj sot në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore i garantoj të gjithë shqiptarët se gjithçka është mbajtur shënim dhe askush nuk ka për t’i shpëtuar Drejtësisë! Duke kujtuar Profesor Paolo Vittin i cili me të drejtë thotë se : “Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidaritet, humanizëm dhe identitet”, risjell edhe njëherë në vëmendje qëndrimin e “Europa Nostra” në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar: “Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë”. Barbaria dhe talebanizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë! KOHA PËR DREJTËSI!
(a.b;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka prezantuar 5 pikat e tij për rimëkëmbjen e ekonomisë në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit....
TIRANË– Mëngjesin e sotëm në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama ka publikuar disa të dhëna për paketat ekonomike në mbështetje të sipërmarrësve...
Një seri propozimesh për ndryshime ligjore të deputetëve të maxhorancës socialiste në Kuvendin e Shqipërisë duket se synojnë të dobësojnë sistemin e drejtësisë ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se ata që e akuzojnë se ka pasur gisht në vrasjene Azem Hakdarit, gënjejnë.Në një lidhje me ‘Sky...
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar deklaratën e ish-kryeministri Sali Berisha, për vrasjen e Azem Hajdarit sonte në Opinion. Në një postim në rrjete...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është përjgigjur prerë se detyrën e tij për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, e ka kryer. I pyetur ng...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar publikisht porosinë e fundit që i ka dhënë Azem Hajdarit, para se ky i fundit të vritej. Në një lidh...