Aktualitet

Pandemia në Korçë/ Infektohen 4 mësues me COVID-19, raste edhe në Bilisht e Ersekë

28 Shtator 2020, 16:13 Nga DOSJA
Pandemia në Korçë/ Infektohen 4 mësues me COVID-19, raste

KORÇË- Të infektuar edhe në shkollat e Korçës. 4 raste mësuesish kanë rezultuar të infektuar nga pandemia e koronavirusit dhe janë të shpërndarë 2 në Korçë, 1 në Bilisht dhe 1 Ersekë. Në Korçë, janë infektuar një çift bashkëshortësh, punonjës në dy shkolla 9- vjeçare, njëri tek “Naim Frashëri” ndërsa tjetri në shkollën “Sevasti Qiriazi”.

Po ashtu kanë rezultuar pozitiv edhe mësuesja e fizikes në shkollën 9 vjeçare “Papa Kristo Negovani” në Ersekë dhe mësuesja e gjuhës frenge në Bilisht. Ndërkohë që mësuesit e infektuar janë zëvendësuar me të tjerë dhe mësimi vijon normalisht. 

Deri më tani në Korçë janë shënuar 252 të infektuar nga pandemia e koronavirusit, nga 13391 raste pozitive në rang vendi. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne korce koronavirusi ne shqiperi pandemia ne shkolla koronavirusi ne korce koronavirusi ne shqiperi pandemia ne shkolla

Sondazh

Poll