Aktualitet

Zhduket 51-vjeçari me probleme të shëndetit mendor, Mark Daka nga Fushë Kuqja ishte strehuar për herë të fundit në Lushn

28 Shtator 2020, 15:47 Nga DOSJA
Zhduket 51-vjeçari me probleme të shëndetit mendor, Mark Daka

KURBIN– Një 51-vjeçar i identifikuar si Mark Daka ka humbur kontaktet me familjarët e tij prej 10 ditësh. Daka, banues në fshatin Gurëz të Fushë Kuqes, është larguar nga banesa e motrës së tij në Lushnje ku dhe ishte strehuar prej kohësh.

51-vjeçari është një person me probleme të shëndetit mendor, dhe për të mos e lënë vetëm në Fushë Kuqe, e motra që jetonte në Lushnje e kishte marrë na banesën e saj. Por prej dhjetë ditësh, Daka është larguar nga banesa e saj dhe nuk ka pasur kontakte me asnjë familjar.

Gjelosh Qerimi është njëri nga të afërmit e Markut i cili ka treguar se për vetëm dy ditë, Daka ka qëndruar në banesë në Gurëz, pasi prej disa vitesh ai ka humbur dhe nënën e tij. Më pas qëndrimi i vetëm ishte i pabesueshëm për të afërmit, ndaj dhe motra e tij në Lushnje kujdesej për vellanë e saj Markun.

Gjelosh Qerimi, për gazetarin e Dosja.al Ahmet Zani, tha se më pas ai është zhdukur. Policia e Kurbinit është vënë në kërkimtë 51-vjeçarit, por famijalërt e tij kërkojnë edhe ndihmën e qytetarëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mark daka zhduket 51 vjecari nga fushe kuqja mark daka zhduket 51 vjecari nga fushe kuqja

Sondazh

Poll