380 viktima në total/ Vdesin tre persona brenda 24 orëve në Shqipëri, 132 të tjerë të infektuar, 4 pacientë po luftojnë
28 Shtator 2020, 14:09Nga DOSJA
TIRANË– 380 viktima, 5382 të sëmurë aktivë dhe 7629 të shëruar nga Covid-19. Ky është bilanci i koronavirusit në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë përditësimit të të dhënave për 24 orëve të fundit, bëri me dije se tre persona të tjerë kanë humbur jetën duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 380 në total.
Një 58-vjeçare nga Tirana, një 63-vjeçar nga Lushnja, një 66-vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese nuk i kanë mbijetuar dot infektimit me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 132 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki: 31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit 95 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7629 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID Në institucione arsimore, në biznese, në transportin publik, kudo në ambiente të brendshme dhe aty ku nuk ruhet distanca, është e domosdoshme që të vendoset maska në mënyrë të tillë që të mbulojë hundën dhe gojën. Është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, sikundër është shumë e rëndësishme të respektohen rregullat e distancimit social dhe të higjienës, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.
COVID-19 – Statistika (28 Shtator 2020) Testime totale 86378 Raste pozitive 13391 Raste të shëruara 7629 Raste Aktive 5382 Humbje jete 380 (Qarku Tiranë 180, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2632 Durrës 591 Shkodër 391 Elbasan 318 Lezhë 305 Korçë 252 Fier 244 Vlorë 198 Kukës 154 Berat 112 Dibër 107
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka rezultuar pozitive nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ajo ka komunikuar për “Fax Neës” dhe k...
Ditën e sotme në emisionin “Historia ime” është trajtuar tema e 71-vjeçarit Lefter Zhidru, i cili më 24 shtator në qytetin e Elbasanit ka shkaktuar terro...
DURRES– Është arrestuar kryeplaku i fshatit dhe një punonjëse e Policisë Bashkiake Durrës.Në pranga kanë rënë shtetasit: Arben Lekli, Alban Bendo, Sefedin ...
SPANJË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Valencia të Spanjës ku siç raportojnë mediat e huaja një bandë trafikantësh mbajti të mbyllur dhe të lidhu...
TIRANE– Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi kërkesat me shkrim sot në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzu...
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga djegia e makinës “Porsche” në Elbasan, e cila është në pronësi të biznesmenit Elis Bahushi. Gazetari Elton Qyno shkrua...
TIRANË- Silva Bino, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik është infektuar nga COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Bino ndodhe...
TIRANE– Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, evidentimin dhe prangosjen e personave që shpërndajnë lëndë narko...
TIRANË- Një informacion nga partnerët ndërkombëtarë se kryesuesi i Task-Forcës, Operacioni Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi, ka nxjerrë sekretin hetimor në kë...
Aktualitet28 Shtator 2020, 10:40
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin me tritol ndaj Preng Gjinit në Tiranë. Gazetari i Report TV, Elton Qyno shkruan se më 15 shtator fa...