Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare shkrimtarja e librave për fëmijë Shpresa Vreto (Realizoi skenarin e filmit “Kur xhi

28 Shtator 2020, 15:50 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare shkrimtarja e librave

TIRANË– Ndahet nga jeta shkrimtarja e librave dhe skenarëve të filmave për fëmijë, Shpresa Vreto. Autorja është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare, ndërkohë nuk dihen detaje lidhur me shkakun e ndarjes nga jeta.

Vreto është autore e disa librave për fëmijë, gjithashtu ajo ka bërë disa skenarë për filmat artistikë dhe për filmat e animuar. Në vitin 1978 ka shkruar skenarin e filmit vizatimor “Mirela”. Në vitin 1981 së bashku me Xhanfize Kekon kanë realizuar skenarin e filmit “Kur xhirohej një film”. Pas pesë vjetësh vjen e vetme si autore në realizimin e filmit  “Fillim i vështirë”.

Ndërsa në bashkëpunim me Petrit Rukën ka bashkëpunuar në filmin “Një djalë dhe një vajzë” në vitin 1990. Disa nga librat që ka shkruar Vreto janë: “Shokë Shkolle”, “Vit i paharruar” etj. Pas viteve 1990 ka ideuar “Sirena e vogël” dhe “Bota ime”. Gjithashtu ka drejtuar një bibliotekë për fëmijë, për 12 vjet rresht.

(a.c.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes shpresa vreto vdes shpresa vreto

Sondazh

Poll