Aktualitet

Shkarkimi i Artan Shkëmbit, komandohet Drejtori i Drejtorisë së Hetimit ku futet dhe OFL-ja, oficeri Hekuran Bregu merr posti

28 Shtator 2020, 14:33 Nga DOSJA
Shkarkimi i Artan Shkëmbit, komandohet Drejtori i Drejtorisë së

TIRANË– Oficeri Hekuran Bregu është komanduar Drejtor i Drejtorisë së Hetimit për të gjithë Shqipërinë, që përfshihet edhe OFL-ja.

Pak orë pas shkarkimit të Artan Shkëmbit, i cilin akuzohet se ka nxjerrë sekretin hetimor në këmbim të parave, është marrë vendimi për komandimin e Drejtorit të ri.

Hekuran Bregu është një oficer me eksperiencë ne hetimin e krimeve të rënda dhe në hetimin kundër krimit ekonomiko- financiar.

Ditën e sotme, Dosja.al zbuloi se Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi është njohur me kërkesën e SPAK, (Prokuroria e Posaçme), ka kërkuar nga numri një i Policisë së Shtetit, pezullimin e Shkëmbit.

Ishin autoritetet gjermane informuan SPAK se një oficer i lartë i policisë shqiptare kishte nxjerrë sekretin. Policia gjermane kishte nisur një hetim pasuror për një shtetas shqiptar të përfshirë në aktivitete të paligjshme në Gjermani dhe gjatë hetimit kanë mësuar dhe kanë ngritur dyshime ndaj numrit dy të OFL në Shqipëri se ai kishte informuar subjektin nën hetim nga Gjermania.

Hetimi vijon, ndërkohë që nuk bëhet me dije se cili është subjekti i informuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan shkëmbi hekuran bregu artan shkëmbi hekuran bregu

Sondazh

Poll