Aktualitet

Nënë Elefteria përfundon sërish në rrugë, nëntë ditë pasi shteti e mori në dorë, të moshuarën e mbulojnë krimbat

28 Shtator 2020, 15:02 Nga DOSJA
Nënë Elefteria përfundon sërish në rrugë,

TIRANË– Nënë Elefteria e cila u gjet e braktisur dhe e mbuluar me krimba, ka përfunduar sërish në rrugë. Pak ditë pasi u lajmërua se gruaja e moshuar ishte e shtruar në spital dhe do të gjente shpëtim, ka përfunduar sërish në të njëjtën situatë, ose edhe më keq se më parë.

Në videon që po shikoni, Elefteria shihet e shtrirë në tokë, në Piqeras, ku nëna e moshuar rënkon në mes të rrugës. Përveç skamjet dhe jetës pa asnjë lloj kushti, e moshuara rrezikon edhe që të bjerë pre e ndonjë aksidenti automobilistik nga momenti në moment.

Elefteria u bë virale në momentin që doli në emisionin “Pa gjurmë”. Gruaja e moshaur e mbushur me krimba kërkonte një strehë pasi kunata që kishte kujdestarinë e saj, e kishte ndxjerrë jashtë. Ajo kishte përfunduar në azil nga ku edhe ishte larguar.

Pas publikimit të pamjeve, Elefteria u shtrua në spital dhe sipas ministres Ogerta Manastirliu, ajo do të kishte një jetë të re tashmë. Por siç duket, e vërteta është krejt ndryshe.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nene elefteria nene elefteria

Sondazh

Poll