Aktualitet

Nesër përfundon afati për një vend në BKH! Ambasada e SHBA: Çdokush që përmbush kriteret të aplikojë, nxitoni!

28 Shtator 2020, 14:24 Nga DOSJA
Nesër përfundon afati për një vend në BKH! Ambasada e

TIRANË- Një ditë para përfundimit të afatit, Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë apel që çdokush që përmbush kriteret për hetuesit specialë të BKH të aplikojë.

Në statusin e shpërndarë nga ambasada shkruan se kjo është një mundësi e mirë për t’u bërë pjesë e një strukture të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

“Aplikimet për hetuesit specialë të BKH-së janë të hapura edhe për një ditë. ÇDOKUSH që përmbush kriteret e kërkuara mund të aplikojë për këtë mundësi shumë të mirë për t`u bërë pjesë e një ekipi që do të punojë nën drejtimin e Prokurorëve të SPAK për të hetuar shkeljet penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për të garantuar një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm. Nxitoni, kjo është mundësia juaj! Aplikimet duhen dorëzuar deri nesër, 29 shtator. Shihni kriteret e kërkuara dhe çdo gjë që duhet të dini përpara se të aplikoni duke klikuar këtu: https://bit.ly/342pGTS,”- shkruan ambasada e SHBA.

Gara për një vend në Byronë Kombëtare është hapur më 8 shtator, ku kërkohen që të “rekrutohen” 60 hetues specialë, për të qënë pjesë e strukturës së re hetimore. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane ne shqiperi bkh gara per bkh ambasada amerikane ne shqiperi bkh gara per bkh

Sondazh

Poll