Aktualitet

Akuzohen për kultivim droge, vjedhje, kokainë dhe armë mbajtje pa leje, arrestohen 6 persona në Tiranë, dy të tjerë nën

28 Shtator 2020, 14:17 Nga DOSJA
Akuzohen për kultivim droge, vjedhje, kokainë dhe armë mbajtje pa

TIRANË-Policia e Tiranës ditën e sotme ka arrestuar gjashtë persona pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Të arrestuarit akuzohen për kokainë, vjedhje, kanabis dhe mbajtje të armëve të zjarrit pa leje. Po ashtu policia bën të ditur se janë proceduar penalisht edhe dy shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale. 

Njoftimi i Policisë 

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 41 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 22 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. H., 37 vjeç dhe Y. H., 57 vjeç, pasi në Kashar 2, në tokën e tyre u gjetën të kultivuara një sasi bimësh të dyshuara cannabis sativa. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, kryeplaku i fshatit, shtetasi D. A. Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, shtetasi E. H., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e dyshuar manovër.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve N. Xh., 41 vjeç dhe S. D., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes policia e tiranes

Sondazh

Poll