Aktualitet

Infektimi i Silva Binos, Skënder Brataj i dërgon mesazh: S’ishte e paprekshme, Covid-19 nuk pyet për radhë!

28 Shtator 2020, 15:20 Nga DOSJA
Infektimi i Silva Binos, Skënder Brataj i dërgon mesazh: S’ishte

TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka uruar shërim të shpjetë shefes së Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, e cila është infektuar nga pandemia e koronavirusit.

Me anë të një statusi në Facebook, Brataj shkruan se koronavirusi tani ka marrë përmasa të mëdha dhe po infekton pa kursyer edhe personelin mjekësor, ndërsa shton se edhe Bino nuk ishte e paprekshme prej tij.

Sëmundja nuk pyet dhe nuk ka radhë. Coronavirusi që tani ka marë përmasa akoma më të mëdha vazhdon të infektojë pa kursyer as personelin mjeksor. Doktoresh Silva njëra nga profesionistet më të mira të shëndëtësisë shqipëtare ka qenë në vijën e parë që me fillimin e kësaj epidemie. Edhe doktoresh Silva nuk ishte e pa prekshme, prandaj i urojmë shërim të shpejtë dhe kthim në detyrë sa më shpejt. Kemi nevojë për profesionalizmin tuaj doktoresh Silva,”-shkruan Brataj. 

Bino prej disa ditësh është me temperaturë (një nga simptomat e pandemisë) teksa kolegët po përpiqen ta mbajnë gjendjen e saj shëndetësore të stabilizuar. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet infektohet silva bino silva bino skender brataj infektohet silva bino silva bino skender brataj

Sondazh

Poll