Sport

“Njëri do godasë,tjetri do kafshojë”, Diego Costa bën krahasimin epik me partnerin e sulmit, Luis Suarez

28 Shtator 2020, 10:36 Nga DOSJA
“Njëri do godasë,tjetri do kafshojë”, Diego Costa

SPANJË-Diego Costa ishte autori i golit të parë të Atletico në La Liga që i shërben atij edhe për të shfaqur një lloj revanshi. Skuadra e Simeones shkatërroi 6-1 Granadën dhe sulmuesi i ‘Los Colchoneros’ foli për fitoren në një intervistë për Movistar+.Pas fitores, ku Suarez asistoi dhe realizoi dopietë, Kosta e konsideroi veten dhe uruguajanin se “njëri kafshon, tjetri godet me shkelm”.

“Është futbollist shumë i mirë, njëri kafshon , tjetri godet. Kemi Luis Suarez për fatin tonë. Nuk e kuptoj sesi Barcelona e la të ikte. Do të na ndihmojë me golat e tij në fushë dhe shpirtin luftarak e dëshirën e tij për të fituar tituj. Shpresojmë që t’i dedikojmë ndonjë titull tifozerisë sonë”. Përfundon Costa.

Trajneri Simeone duhet të ndihet i kënaqur me paraqitjet e dy sulmuesve, me teknikun që tashmë pret të realizojnë sa më shumë gola së bashku.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletico madrid diego costa luis suarez atletico madrid diego costa luis suarez

Sondazh

Poll